Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë të shtrirë 86 pacientë të konfirmuar si pozitiv me COVID-19.
Nga ata 70 janë me oksigjeno terapi, ndërkaq 4 në CPAP maskë. Këto të dhëna i ka konfirmuar për KOHËN, drejtori i këtij spitali Hilmi Shala.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë, gjatë 24 orëshit të fundit në Gjakovë kanë vdekur 2 persona nga COVID-19, ndërsa nga fillimi i pandemisë, nga kjo komunë sipas të njëjtit burim kanë vdekur 205 veta.
Nga fillimi i pandemisë sipas IKSHP-së Gjakova ka pasur 7 mijë e 586 të infektuar me COVID-19, 6 mijë e 8 nga ata janë shëruar kurse 1,578 raste janë ende aktive në Gjakovë.
Artikuj të ngjashëm
-
30 pacientë me COVID-19 me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës
-
73 pacientë të hospitalizuar për COVID-19 në Gjakovë
-
Në Spitalin e Gjakovës 58 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi
-
Në Spitalin e Gjakovës 70 pacientë me oksigjeno-terapi, 6 me CPAP maskë
-
75 pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës