Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se aktualisht, 72 pacientë janë të hospitalizuar për COVID-19.
Spitali njofton se 50 janë të konfirmuar pozitiv, ku 35 janë në oksigjenoterapi, 1 në CPAP maskë dhe dy në respirator.
Tutje, bëhet e ditur se 16 pacientë janë konfirmuar negativ. Nga stafi i Spitalit, të infektuar me koronavirus janë një mjek, dy infermiere dhe dy nga stafi administrativ.
“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm