Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy pacientë me koronavirus në Kosovë janë në mjekim intensiv

Në klinikën Infektive, sot me datë 14 maj 2020, janë të shtrirë 11 raste me Covid-19.

Siç njofton QKUK-ja, 7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Prej tyre, 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë janë konfirmuar 927 raste me koronavirus 671 pacientë janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.