Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy centë më shtrenjtë nafta sot

nafta

Çmimi tavan i naftës sot në Kosovës është më i lartë për dy centë krahasuar me të premten.

Sot një litër naftë sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit do të mund të shitet më së shumti me 1.54 euro për litër, kurse dje një litër ka mundur të shitet për 1.52 euro për litër.

Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, edhe sot shitet 1.42 euro. 

Ndërkohë që çmimi i gazit është për dy centë më lirë. Nga 0.71 euro sa ishte, sot shitet 0.69 euro. 

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.