Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Durmishi: Shumicën e udhëtarëve linjat ndërurbane i marrin rrugës

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI), Hysen Durmishi, i ka hedhur poshtë pretendimet e transportuesve ndërurban se udhëtojnë me nga 5-6 udhëtarë nëpër qytetet ku operojnë.

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtimit ka kundërshtuar të dielën vendimin e kësaj ministrie për përgjysmimin e çmimit të biletave për disa kategori të qytetarëve, duke kërkuar anulimin e tij.

Mirëpo, në emisionin “Sot” të KTV-së të martën, Durmishi ka thënë se ka dëgjuar ditëve të fundit shumë deklarata kontradiktore të përfaqësuesve të transportuesve ndërurban, ndër të cilat edhe ajo se kanë numër të vogël udhëtarësh.

Sipas tij, këta transportues, shumicën e udhëtarëve i marrin rrugëve, dhe jo nga Stacioni i Autobusëve, prej nga nisen.

“Gjatë këtyre dy ditëve kam dëgjuar shumë deklarata kontradiktore të pronarvë rtë kompanive dhe përfaqësuesve të shoqatës së transportit rrugor. Vazhdimisht janë ankuar për masën e ndërmarrë gjatë kohës së pandemisë, në mënyrë që autobusët të shfrytëzohen me gjysmë kapaciteti. Tani ankohen se nuk ka udhëtarë. Unë e di që këto linja ndërurbane, që të gjitha kanë udhëtarë mjaftueshëm mirëpo shumica e udhëtarëve nuk shkojnë në stacion të autobusëve për të hipur në të, këta i marrin rrugës. Për shembull autobusi i linjës për Gjilan gjithmonë është plotë, mirëpo shumica e udhëtarëve presin jashtë stacionit të autobusëve. Nuk është e vërtetë se këta udhëtojnë në linja ndërurbane me 5-6 udhëtarë. Nëse kjo është e vërtetë atëherë prapë vendimi ynë nuk afekton shumë tek ta. Sepse nëse i ka vetëm 5 udhëtarë mund të afektojë në gjysmë bilete vetëm tek një udhëtar, jo tek gjithë”, ka thënë Durmishi.

Sipas tij, është i pakuptimtë reagim i tyre për kategoritë shoqërore që janë të përcaktuara saktë në ligj.

Edhe Transportuesit ndërurbanë shpërfillin marrëveshjen për çmimet, ministria paralajmëron masa Arbëri Transportuesit ndërurbanë shpërfillin marrëveshjen për çmimet, ministria paralajmëron masa

Ai ka thënë se nuk mund të vendosë shoqata se cilat kategori shoqërore janë më të rëndësishme se tjerat.

MPHI-ja ka marrë të premten e kaluar vendimin për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban për autobusë.

Vendimi i ri me çmim të përgjysmuar të biletës aktuale, do të prekë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invaldët e punës dhe pensionistët.