Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përgjysmohet çmimi i biletave të autobusëve ndërurban për disa kategori

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se është marrë vendim për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban për autobusë.

Vendimi i ri me çmim të përgjysmuar të biletës aktuale, do të prekë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invaldët e punës dhe pensionistët.

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritët që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale”, ka thënë Durmishi në Facebook.

Çmimorja hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës.

Image