Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari John Duncan të hënën u pyet nëse i njeh Azem Sylën dhe Sokol Bashotën.
Për të parin, dëshmitari tha se është emër që e ka dëgjuar, ndërsa kur u pyet për Bashotën ai tha se nuk është i mirë me emrat, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Duke u munduar që t’ia rifreskojë kujtesën dëshmitarit, prokurori Matt Halling i tha se çka nëse i thuhet se Azem Syla ka qenë ish-komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe Sokol Bashota ish-zëvendëskomandant.
Si rrjedhojë, dëshmitari Duncan tha se emrat i ka të dëgjuar pasi i dha pak kontekst prokurori. Ai tha se nuk i mban mend as emrat e Zonave Operative siç janë ndarë në UÇK.
Ndryshe, me kaq përfundoi seanca e sotme për të vazhduar edhe nesër me dëshminë e të njëjtit dëshmitar.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, fillon dëshminë diplomati britanik John Stewart Duncan
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën ka filluar dëshminë ish-këshilltari politik...-
Avokatja e Krasniqit shpreh sërish ankesë për pyetjet e gjyqtarëve
-
Prokuroria: Komandantët e zonave ankoheshin te Thaçi, Selimi e Veseli
-
Clark për Selimin dhe Veselin: S’di për rolin e tyre, emrat ua kam parë më përpara
-
Pas Thaçit, Hill shfajëson Selimin dhe Krasniqin
-
Duncan: Krahu ushtarak kishte kontrollin dhe komandën në UÇK