Gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë, të hënën është pyetur për rolin e Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Ai tha se nuk di asgjë për rolin e tyre, por që emrat e tyre i ka parë më përpara.
“Jo, por i kam parë emrat e tyre më përpara”, tha Clark, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Përveç kësaj, Clark u pyet edhe për emrin e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës, por për asnjërin prej tyre dëshmitari tha se s’ka dijeni.
Dëshmitari tregoi se është takuar tre herë me mbrojtjen e Thaçit për këtë intervistë dhe se nuk e di konkretisht se për çfarë krimesh akuzohen katërshja e UÇK-së.
Dëshmitari duke folur për incidentin ku kishin goditur një godinë duke menduar se është bazë e forcave serbe, tregoi se kishin vrarë rreth 80 civilë të pafajshëm.
“Më vonë u kuptua që ishte një pikë grumbullimi që e administronte Ushtria Serbe ose mbase MUP-i ku vendosnin civilë shqiptarë brenda asaj ndërtese. Ndërtesa ishte e rrethuar me automjete serbe dhe kishte antena nga godina dhe anasjelltas. Na thanë se është një seli e institucioneve serbe dhe e shënjestruam. Besoj që vramë rreth 80 civilë të pafajshëm”, tha Clark.
Edhe
Clark për dënimet në Hagë: S’kam parë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Clark theksoi se kjo ndodhi për shkak të informacionit të gabuar që kishin marrë.
Wesley Clark do të vazhdojë dëshminë edhe nesër.