Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e organizatës FIQ, nuk sheh mundësi për koalicion mes partive. Sipas saj, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.
Berisha ka thënë se përveç AAK-së që mund ta pranojë koalicionin, partitë e tjera nuk do të pajtohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk shoh mundësi koalicioni, mendoj se shumë shpejt do të shkojnë në zgjedhje sepse hajde po i marrim me radhë. VV-PDK, PDK-ja akoma e ka hallin e lidershipit që e kanë në Hagë, kjo paksa i mban nën presion për koalicion me VV-në. LVV-ja për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit me Vjosën dhe brenda partisë (LDK) ka mospajtime që e shoh të pamundur koalicionin me VV-në. AAK-ja mundet”, ka thënë Berisha në Konfront.
Sopi: LVV-ja ka ardhur me sloganin 'hajnat në burg' e është burgosur veç Burdushi
Profesori Agim Sopi, ka deklaruar se nuk mund të flitet për demokraci me dalje vetëm 36% të qytetarëve në votime pasi votat që kanë fituar të gjitha partitë politike, në fakt nuk përfaqësojnë 70% të popullit.
Sopi në emisionin “Konfront” në KTV, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos mbajtje të zotimeve ndërsa ka akuzuar se ka bërë veprimet e njëjta për të cilat ka ngritur zërin e ka ardhë në pushtet.
Sopi nënvizoi sloganin “hajnat në burg” të Lëvizjes Vetëvendosje e sipas tij asnjë i tillë nuk është burgosur.
“Qeveria Kurti ka ardhë me sloganin ‘hajnat në burg’. Krejt kush është burgosur është Burdushi sepse ka ‘qitë fall’ dhe janë ardhë disa fallxhorë të ri ta vënë popullin në gjumë. Ky është rezultat i këtij mentaliteti. Ne do ta kemi tepër të vështirë t’i zgjojmë këta njerëz dhe të kërkojmë të mobilizohen edhe një herë dhe t’iu tregojmë që ky shtet është i ynë dhe jo i politikanëve”, ka deklaruar Sopi.
Analisti politik, Agim Sopi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti edhe për prishje të raporteve me miqtë e Kosovës. Sipas Sopit, nuk duhet lejuar që Kosova të kthehet në Shqipërinë e Enver Hoxhës kur nuk bashkëpunohej as me Lindje e as me Perëndimin.
“Shtetin e kemi ndërtuar me shumë mund, e me ndihmën e miqve tanë me të cilët nuk mund të tallemi. Ne kemi ngelur tani në Shqipërinë e Enver Hoxhës që sikur e dini kur kanë qenë një vend neutral as me Lindjen as me Perëndimin. Por ne nuk do të kthehemi atje që të kullosim bar”, ka thënë Sopi në KTV.
Dakaj: Albin Kurti del e kërkon votën e qytetarit si makiato 60-she
Shkëlzen Dakaj, gazetar në “Infokus”, ka thënë se po vazhdon të tkurret numri i atyre që guxojnë ta kritikojnë pushtetin.
Ai ka thënë se po degradohen shtyllat e demokracisë.
“Mos harroni edhe pushtetet e kaluara kishin tendenca të ndërtoni këso polarizime shoqërore. Kur kryeministër ishte Hashim Thaçi, ai ishte një prej liderëve që ka këqyr me i marrë e me pas ndikim përmes njerëzve të shoqërisë civile dhe mediave, por në atë moment media e shoqëria civile e kanë ekspozu atë njeri si të lidhur me pushtetin. Sot ndodh e kundërta...Përkundër vullnetit me dhënë kontribut në këtë shoqëri, njerëzit po stepen pasi po ruhen ndaj kësaj gjuhe e militantizimi të ashpër që është bërë, linçimeve. Prandaj po shkojmë duke u tkurr, e përfundojmë te vota të cilën Albin Kurti del e votën e qytetarit e kërkon si një makiato 60-she”, tha Dakaj në “Konfront” të KTV-së.

Drenori: Opozita provokoi zgjedhjet pasi mendonte se largimi i Osmanit e dëmton LVV-në
Analisti politik, Xhavit Drenori, ka thënë se në parim zgjedhjet e 7 qershorit kanë qenë të panevojshme dhe këtë e arsyeton dalja e ulët në zgjedhje apo minus 200 mijë votues.
Drenori në emisionin “Konfront” në KTV, ka vlerësuar se këto zgjedhje u provokuan nga partitë opozitare pas largimit të Vjosa Osmanit dhe prishjes së raportit me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, me mendimin se po të shkohet në zgjedhje, Kurti do të dëmtohet me Osmanin kundër.
“Shqetësuese është dalja prej vetëm 36% e votuesve. Lëvizja Vetëvendosje duhet ta analizoj këtë rezultat. Zgjedhjet krejt në fund u provokuan nga një lloj koncensusi i pa thënë publik nga subjektet opozitare që po krijohet një momentum i ri se ndoshta Lëvizja Vetëvendosje dëmtohet me largimin e Vjosa Osmanit. U bë një lloj betonizimi që çkado që sjell Kurti ne nuk e votojmë”, ka thënë Drenori.
Analisti Drenori ka vlerësuar se megjithatë ky projeksion i opozitës ka dështuar dhe nuk do të duhej të na dërgonin edhe një herë në zgjedhje.
“Iu dështoi kjo kartë dhe subjektet politike duhet ta kuptojnë se pa e pasur një momentum tepër të fortë në dorë, pas këtij rezultati, të na dërgojnë sërish në zgjedhje”, ka deklaruar Drenori.