Komuna e Drenasit, është kualifikuar në mesin e 19 (nëntëmbëdhjetë) komunave më të suksesshme të Republikës së Kosovës.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me SDC/DEMOS ka përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës për vitin 2019, prandaj komuna e Drenasit është kualifikuar për grant dhe ka fituar shumën prej 149,846 euro. Ndërsa Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar – SIDA bashkëfinancon Grantin e Performancës për vitin 2019 për Komunën e Drenasit në vlerë prej 33.593 euro”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se shuma e fituar e Komunës së Drenasit për Grantin e Performancës të vitit 2019 është në vlerë prej 183,439 euro.
“Këto mjete, do të përdoren për projekte kapitale sipas prioriteteve të përcaktuara dhe nevojave emergjente të komunës së Drenasit. Komuna e Drenasit shpreh falënderime ndaj MAPL, SDC/DEMOS dhe SIDA për vlerësimin gjatë procesit për Grantin e Performancës, duke u zotuar për përzgjedhjen e projekteve të qëlluara dhe të nevojshme për komunën e Drenasit”, thuhet në komunikatë.
-
Komuna e Drenasit me performancën më të mirë, fiton grant prej mbi 2 milionë eurosh
-
Drenasi fiton grant mbi 160 mijë euro për mjedis të pastër
-
Drenasi, komuna e parë në Kosovë për performancë, përfiton 803,977.35 euro
-
Drenasi përfitues i disa granteve të performancës komunale
-
Drenasi fiton grant 100 mijë eurosh për performancën mjedisore