Komuna e Drenasit ka marrë vendim që t’i dërgohet Kuvendit Komunal të kësaj komune propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10.000 eurove, për të ndihmuar Shqipërinë nga dëmet që i janë shkaktuar nga tërmeti.
Po ashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Drenasi ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare, në mënyrë që sado pak të lehtësojnë gjendjen e familjeve në këto ditë të vështira. Për këtë çështje, Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim për formimin e ekipit koordinues që do të përkujdeset për pranimin dhe dërgimin e ndihmave nga bizneset dhe qytetarët.
Kësaj iniciative të komunës, i janë bashkangjitur edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët kanë treguar gatishmërinë që në shtëpitë, banesat e tyre, të strehojnë familjet që janë prekur nga tërmeti.
Të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë dhe mundësi t’i ndihmojnë, mund të kontribuojnë duke u bërë pjesëmarrës në këtë aktivitet, që nesër, me datë 28.11.2019, nga ora 08:00 e mëngjesit, në oborrin e objektit të vjetër të komunës, të sjellin pako dhe gjërat e tjera që me mjet transportues kamion do të nisën për në Shqipëri.
Më poshtë gjeni listën bizneseve që kanë ofruar produkte ushqimore, higjienike dhe veshmbathje në këto vlera financiare:
Edhe
Prizreni ndan nga 10 mijë euro për Turqinë dhe për Skenderajn
SHARRI SH.P.K- 4700 €;
ATC SH.P.K – 1000 €;
Ordinanca Beby- 1000 €;
Barnatore Dea- 1000 €;
Jora Center- 1000 €;
Al Trade Holding- 500 €;
Fer Petrol – 500 €;
Aktiv- City Grill- 500 €;
NT Nazifi- 500 €;
Mjellma- 400 €;
Edhe
Fillon shpërndarja e 600 pakove për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit
Hajdini Comerc- 300 €;
Ibrahim Kurrumeli- 200 €;
Haxhi Lladrovci- 200 €;
Internistika – 200 €;
Loni Sh.P.K- 150 €;
As Market- 150 €;
Vellezërit Shala- 150 €;
AS HOTEL KOMORAN - Ofron hotelin në dispozicion për disa familje;
ANA BENZ - Ofron hotelin për 120 persona për strehim;
Agim Shala Graniti - 1 shtëpi me 13 dhoma në Golem;
Edhe
Drenasi ndan 229 mijë euro për parandalimin e Covid-19
Selim Sylkaj - 1 shtëpi, 3 dhomëshe për familje.
Ndërsa, për transportin e këtyre ndihmave do të kujdeset Doni Term, Progresi dhe autoshkolla “Instruktori”.