Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht sheshe, rrugë e hapësira tjera.
Sipas urdhëresës së lëshuar nga kryetari Lladrovci, ndalesa vlen për periudhën nga data 21 dhjetor 2020 deri me 03 janar 2021.
Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumë prej 100 euro.
Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojë përdorimi i tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike, në të kundërtën gjobiteni me 100 euro
-
Komuna e Rahovecit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike
-
Gjilani merr vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve
-
MPB për mjetet piroteknike: Të lejuara vetëm pas datës 26 dhjetor, shkelja sjell gjoba deri 500 euro
-
Prishtina ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike