Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtoria e Inspekcionit i largon konstruksionet e vendosura pa leje në Pallatin e Rinisë

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës të premten në mëngjes ka zhvilluar një aksion në Pallatin e Rinisë me qëllim të largimit të disa konstruksioneve të vendosura pa leje e që sipas organeve kompetente po rezultojnë në ndryshim të pamjes origjinale të këtij objekti.

Këtë aksion të Drejtorisë së Inspekcionit nga afër e ka vëzhguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Largimi i këtyre konstruksioneve ka qenë kërkesë e vetë Ramës.

“Kemi një intervenim këtu, çlirimin e hapësirave të cilat kanë qenë të uzurpuara. Siç e dini, Pallati është i mbrojtur me ligj dhe kemi dashur ta mbrojmë nga këto gjëra që kanë ndodhur që nga pas lufta. Do të vazhdojmë me të gjitha këto, që i bëjnë dëm brendit të kryeqytetit. Po punojmë me përkushtim në ruajtjen e origjinalitetit të objekteve që shpërfaqin memorien kolektive të shumë gjeneratave e që është e domosdoshme të ruhen si trashëgimi kulturore e kryeqytetit”, ka thënë Rama. /EO

Image