Në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, një mësimdhënës është paguar 3 muaj rresht, pa marrë fare pjesë në procesin mësimor.
Hazir Salihu kishte kërkuar nga Drejtoria e shkollës që ta lirojnë nga puna për afër 3 muaj, meqë i duhej ta shoqëronte bashkëshorten e tij në një udhëtim jashtë shtetit, për shërim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMospraninë e mësimdhënësit, e pranon drejtori i gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, Enver Azemi.
Ai thotë se Salihu ka kërkuar të lirohet nga ky obligim dhe në një mbledhje të mësimdhënësve me unanimitet, është vendosur që kjo t’i mundësohet.
Ai po ashtu pranon se pagesa nuk i është ndalur, por ka një marrëveshje me shkrim ndërmjet shkollës dhe Salihut, që ai do t’ia japë pagën mujore profesorit që e ka zëvendësuar atë.
KTV-ja ka dashur të marrë një prononcim nga Salihu, por ai nuk ka qenë në objektin e shkollës, e madje nuk na është siguruar kurrfarë kontakti me të.
po të njëjtën shkollë janë shënuar edhe disa parregullsi tjera.
Për ditën e 28 shtatorit që në Ferizaj njihet si Dita e Dëshmorve, Drejtoria e shkollës kishte njoftuar se nuk mbahet mësim, por mësimdhënësit duhet të jenë prezentë në shkollë.
Megjithëkëtë, mbi 30 mësimdhënës kishin munguar atë ditë.
E, me këtë rast, drejtori i shkollës përveç ankesës në Komunë, këta profesorë nuk i kishte toleruar si Hazir Salihun, por për të gjithë kishte kërkuar që t’u ndalen nga 20 euro nga paga mujore.
Thotë se për këtë veprim i janë ankuar mësimdhënësit, por që ishte i vendosur t’ua shqiptojë dënimin.
Sipas tij, janë të papranueshme këto mungesa të mësimdhënësve, prandaj dënimet çdo herë do të jenë të pashmangshme.
KTV-ja është munduar të marrë një përgjigje nga drejtori në detyrë i Arsimit i komunës së Ferizajt, Muhamet Halili, se si do t’i trajtojë komuna këto raste, por ai nuk ka qenë i qasshëm me gjithë insistimin e vazhdueshëm të ekipit.