Mësimdhënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Besim Rexhepi” në fshatin Komogllavë të Komunës së Ferizajt janë ankuar se në listën e pagave të mësimdhënësve prej muajit korrik të këtij viti i është shtuar edhe një nëpunës i ri (I.M) i cili asnjëherë nuk del në punë. Mësimdhënësit kanë sqaruar se disa herë kanë kërkuar përgjigje rreth kësaj çështjeje, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.
Rreth kësaj çështjeje të mërkurën ka reaguar edhe rrjeti i OJQ-ve “Avonet” duke kritikuar Drejtorinë komunale të arsimit për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike. Nga ana tjetër, në Komunën e Ferizajt kanë thënë se (I.M) është mësimdhënës që ligjëron në një shkollë tjetër, mirëpo është dashur t’ia sigurojnë pagën në këtë mënyrë për disa muaj derisa ta bëjnë një zgjidhje tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlber Hajredini, mësimdhënës i matematikës në SHFMU “Besim Rexhepi” në fshatin Komogllavë, ka thënë se lista e pagave është publikuar nga shumica e mësimdhënësve, madje edhe nga mirëmbajtësit e shkollës derisa është vërejtur një parregullsi brenda saj. Sipas tij, rreth kësaj çështjeje asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje konkrete se kush është nëpunësi i ri i kësaj shkolle që asnjëherë nuk del në punë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)