Më shumë se tre vjet janë bërë që kur ka filluar procesi gjyqësor ndaj 27 aktivistëve dhe ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për djegien e veturave të EULEX-it në vitin 2009.
Mirëpo vetëm dy seanca gjyqësore janë zhvilluar deri më tani. Edhe atë, pasi në shkurt të vitit 2016 ishin paraburgosur shumica e aktivistëve dhe ishin sjellë nga burgu drejt në gjykatë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkaq janë bërë më shumë se dy vjet që kur nuk është mbajtur më asnjë seancë e re. Kjo lëndë rrezikon të parashkruhet, pasi muaj më parë është ndërruar edhe trupi gjykues, që nënkupton se i tërë procesi është kthyer në pikën “zero”. Lënda duhet t`i kalojë të tri shkallët e gjykatave për një periudhë prej një viti, në mënyrë që të shmanget parashkrimi.
Gjykata në maj të këtij viti ka planifikuar që të mbahet një seancë, por nuk dihen arsyet e mosmbajtjes së saj. Të akuzuarit thonë se nuk kanë pranuar kurrfarë thirrjeje nga gjykata deri më tani.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Edhe dy ditë në parashkrimin absolut të lëndës ndaj 27 aktivistëve të VV-së, kjo s’është e vetmja
-
Shtatë muaj deri në parashkrimin e lëndës ndaj 27 aktivistëve të LVV-së
-
Gjykimi për rastin e “veturave të EULEX-it” i nisur më 2015, kthehet në “zero”
-
Katër ditë deri në parashkrimin e lëndës gjyqësore në rastin e dëmtimit të veturave të EULEX-it
-
EULEX: Rastet e profilit të lartë rrezikojnë të parashkruhen, gjykatat joproduktive