Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Draftraporti i PE-së: Shprehje e keqadhjes për paraliza politike – mbështetje për njohje dhe integrim në BE

Bashkimi Evropian Kosova

Foto: Driton Paçarada

Kriza politike e vitit të shkuar, por edhe paqartësitë që u kthyen pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, do të jenë pjesë përbërëse edhe në raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën i cili është draftuar nga raportuesi Riho Terras. 

Në draftin e këtij raporti, për të cilin do të diskutohet javën e ardhshme, përshëndetet formimi i Kuvendit dhe krijimi Qeverisë së re në Kosovë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por shprehet në të njëjtën kohë edhe keqardhje për dështimin e Kuvendit për ta zgjedhur një president të ri brenda afatit kushtetues, duke shtyrë në këtë mënyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Në tekstin e këtij drafti thuhet po ashtu se viti i kaluar u karakterizua me paralizë politike për çka ai vit mund të konsiderohet si një vit i humbur për Kosovën. Në këtë pikë ky raport reflektonte edhe raportin e Progresit për Kosovën të miratuar nga Komisioni Evropian në vjeshtën e vitit 2025.

Raporti i shkruar nga raportuesi Terras përshëndet heqjen graduale të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës të cilat Parlamenti vazhdimisht i kishte kritikuar.

Edhe në këtë tekst, siç ka bërë vazhdimisht Parlamenti Evropian, i bëhet ftesë pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur akoma Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë për të hapur rrugë për progresin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Ky tekst mbështet  kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe integrim në NATO. Këto qëllime vlerësohen si dëshmi e orientimit të palëkundur strategjik të Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike. 

Edhe Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës Arbëri Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edhe në këtë Raport pritet të shprehet mbështetje e plotë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe të bëhet ftesë që ai të rezultojë me normalizimin e raporteve përmes njohjes së ndërsjellë.