Dorëhiqet i vetmi gjeograf që ishte anëtar i Komisionit për Demarkacionin. Fitim Humolli, i vetmi gjeograf përveç vetë kryetarit të Komisionit Qeveritar për Demarkacionin, ka dhënë dorëheqje nga ky komision.
Në dorëheqjen prej katër faqesh të cilën e ka siguruar KTV-ja, Humolli e ka cilësuar si joprofesional dhe i bërë për konsum politik.
Gjatë katër mbledhjeve të këtij komisioni, Humolli, i cili në këtë komision ishte dërguar nga Departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, me ftesën e Qeverisë së Kosovës, ka qenë zëri më oponent që ka kundërshtuar përpjekjet për të përcaktuar kufirin përmes të dhënave kadastrale.
Në dorëheqjen e tij, ai ka thënë se kadastra nuk duhet të jetë kriter për definimin e kufirit shtetëror, aq më tepër që përmes këtij kriteri Kosova “humb territor të konsideruar”.
{gallery}
-
Gjeografi Humolli tregon në detaje pse dha dorëheqje nga Komisioni për matje të territorit
-
Isufi: Komisioni shtetëror për demarkacion me Malin e Zi e ka paraqitur dorëheqjen
-
Islami: Humolli kishte detyrën e një postieri, e dinim se do të dorëhiqej
-
Komisioni për matjen e territorit sot publikon të dhënat
-
Humolli thotë se s’ka qenë i vetmi zë opozitar në Komision