Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dogana suspendon zyrtarin e arrestuar në rastin “Brezovica”

Dogana e Kosovës ka suspenduar zyrtarin e saj pas njoftimit se i njëjti është arrestuar në rastin “Brezovica”.

“Procedimi disiplinor do të vijoj për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore. Dogana e Kosovës përkrah dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Aksioni “Brezovica” vazhdoi edhe të mërkurën, ku u bastisën shtatë lokacione. U arrestuan dy persona. Përveç zyrtarit doganor, në pranga ra edhe kryesuesi i Bordit “Ski Center Brezovica”.