Dogana e Kosovës sot ka kryer kontrolle në pesë barnatore nën dyshimin për barna të kontrabanduara.
Këtë ia ka konfirmuar KOHËS, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, i cili thotë se aksioni është kryer me qëllim të luftimit së kontrabandës dhe ekonomisë informale.
“Me këtë rast dhe me të gjeturat është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe tashmë kontrolli është duke u vazhduar me mandat të Prokurorisë dhe Gjykatës dhe është zgjeruar edhe në objektet përcjellëse të këtyre barnatoreve”, ka thënë ai.
Kontrollet janë duke u zhvilluar akoma.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshimet për kontrabandim të barnave, Dogana zhvillon aksion në disa barnatore në Prishtinë
-
Dogana e AKI-ja me operacion të përbashkët në Pejë e Gjakovë kundër kontrabandës me barna
-
Në një barnatore në Pejë zbulohet një bunker ku mbaheshin barna të kontrabanduara
-
Kapen mbi 350 lloje medikamentesh të kontrabanduara në barnatoret e Prishtinës
-
Dogana konfiskon sasi të madhe barnash të kontrabanduara në Komoran