Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dodik: S’do ta njohim Kosovën dhe nuk do të hyjmë në NATO

Anëtari i porsazgjedhur i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka porositur se shteti i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, e as do të lejojë anëtarësimin në NATO derisa ai të jetë anëtar i Presidencës.

Ai ka shtuar se nuk ka votim në Presidencë për çështje ushtarake, por, për fat të keq, siç thotë ai, Rregulloret ndryshoheshin nga dikush tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Por, si anëtar serb i Presidencës, kam të drejtë të vë veto dhe ta dërgoj në parlamentin e Republikës Serbe dhe ai të merr vendim. Kjo boshnjakëve nuk u konvenon, sepse tregon se ku është vendimmarrja. Pra, vendi kryesor i vendimmarrjes është Republika Serbe, nuk është vetëm Presidenca”, tha Dodiku mbrëmë në televizionin serb “Happy”, transmeton Koha.net.

Dodiku shtoi se serbët nëpër treva të ndryshime ndoshta edhe e kanë pranuar NATO-n, por ai është kundër Aleancës për shkak se ajo e ka bombarduar Serbinë dhe Republikën Serbe me uranium të varfëruar, duke theksuar se nuk do të pranojë që BeH-ja të hyjë në NATO sepse “këtë nuk e do populli i Republikës Serbe”.

Ai tha se duhet të respektohet populli serb që “s’ia do të keqen askujt”, s’ia do të keqen askujt as ai, e as presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.