Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, i cili në këtë cilësi iu drejtua pjesëmarrësve në ditën e hapjes së Festivalit Olimpik Europian të Rinisë në Sarajevë, deklaroi për mediat serbe se "nuk kam thënë as kam bërë diçka që do të ishte shkak për pakënaqësi dhe fishkëllima gjatë fjalës sime", transmeton Koha.net.
Sipas tij bëhet fjalë për animozitetet e njohura lokale.
"Ka pasur shumë duartrokitje dhe shumë fishkëllima. Unë kam vën re duartrokitje drejtuar delegacionit të Kosovës, dhe fishkëllima dretjuar ndaj Serbisë", ka thënë Dodik, i njohur për pikëpamjet nacionaliste serbe.
Artikuj të ngjashëm
-
Dodiku u bën thirrje serbëve ta mbrojnë Republikën Sërpska
-
Policia vazhdon ta ruajë Dodikun, e kaloi natën në ndërtesën e Qeverisë
-
Dodik kalon përsëri kufirin pavarësisht urdhërarrestit
-
Dodik reagon ndaj kërkesës së gjykatës në Bosnjë për urdhërarrest ndërkombëtar ndaj tij
-
Dodiku kundër vizitës së Kurtit në Sarajevë, e quan provokim