Demokracia në Veprim ka vërejtur se në tri ditët e para të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë mbajtur tubime të cilat nuk respektojnë masat anti-COVID në Kosovë.
Sipas DnV-së, pasojat nga këto tubime vështirë do t'i përballojnë nstitucionet e Kosovës në ditët në vijim.
“Grumbullimet pa përfillje të masave mund të shkaktojnë dëme të cilat institucionet tona do ta kenë të vështirë për t’i përballuar”, ka thënë Jeta Krasniqi nga kjo organizatë gjatë një konference të shtunën.
Demokracia në Veprim ka vërejtur po ashtu se gjatë tri ditëve te para të fushatës nuk i është ofruar sa duhet qasje personave më aftësi të kufizuara dhe po ashtu ka vërejtur se nuk është bërë përfaqësimi i barabartë i grave në lista zgjedhore ashtu siç e parasheh ligji.
Sipas DnV-së, atmosfera në të cilat janë zhvilluar aktivitetet ka qenë e qetë.
DnV-ja ka kritikuar mediat për përfaqësim të ulët të grave në debatet zgjedhore ndërkaq ka bërë të ditur se Vetëvendosjes po i jepet më së shumti hapësirë.
-
DnV: Në mosrespektimin e masave gjatë fushatës ndikuan inspektimet e pamjaftueshme të institucioneve
-
DnV: Fushata u zhvillua e qetë, por me mungesë të debatit për politika konkrete
-
DnV: 30 ditët e fushatës me diskurs politik tejet të ashpër
-
DnV për tensionet në Skenderaj: Aktet e tilla bien në kundërshtim me parimet e demokracisë
-
DnV: Serbia po ndërhyn në zgjedhje