E marta është ditë festë në Kosovë. Më 9 maj shënohet Dita e Evropës dhe kjo ka vite që është futur në kalendarin zyrtar të festave.
Në të vërtetë, në 26 prej 27 vendeve të BE-së, e shënojnë këtë ditë me aktivitete të ndryshme, por e kanë ditë pune.
Nga vendet e BE-së, i vetmi që këtë ditë e ka festë kombëtare është Luksemburgu, GDP-ja e së cilit është 85.51 miliardë dollarë. Prej tri vitesh, ky vend e ka futur në kalendarin e festave 9 Majin.
Për ironi, Kosova është vendi i vetëm në rajon që deri në vitin 2024 nuk mund të lëvizë lirshëm pasi iberalizimi i vizave për Kosovën është miratuar këtë vit dhe mund të realizohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Kosova gjithashtu këtë vit ka aplikuar për anëtarësim në BE.
-
Pse 9 Maji festohet si Dita e Evropës?
-
Kosova pushon për Ditën e Evropës, siç bën vetëm Luksemburgu nga 27 shtetet e BE-së
- BE-ja t’ia japë shansin Kosovës - pa status kandidati dyert janë të mbyllura
-
Kosova pushon në Ditën e Evropës, mbetet larg statusit të vendit kandidat
-
Palokaj: Kosova e feston Ditën e Evropës, por është më së largu BE-së