Komuna e Mitrovicës ka njoftuar të gjitha subjektet afariste që operojnë në këtë qytet se dita e diel do të vazhdojë të jetë ditë pushimi, deri në momentin që MAPL do të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal, që dita e diel të rikthehet si ditë e rregullt e punës për të gjitha bizneset.
Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit bënë të ditur që inspektorët komunal edhe këtë të diel do të inspektojnë të gjitha bizneset në respektimin e orarit të punës sipas Rregullores komunale Nr. 03/2014.
Artikuj të ngjashëm
-
E diela rikthehet ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë
-
Bizneset me qëndrime të ndryshme nëse duhet të punohet të dielave
-
Disa biznese në Podujevë protestojnë kundër lejimit të punës ditën e diel
-
Punëtorët e sektorit privat i kërkojnë Komunës së Lipjanit finalizimin e rregullores së orarit të punës
-
Ferizaj kërkon nga bizneset ta respektojnë rregulloren e re për të pushuar të dielën