Përfaqësues të bizneseve kanë shfaqur qëndrime të ndryshme lidhur me atë se a duhet lejuar puna të dielave apo të bëhet i detyrueshëm pushimi, siç është në Rregulloren aktuale për orarin e punës në Komunën e Podujevës.
Në diskutimin publik të mbajtur të hënën me përfaqësues të bizneseve, disa kërkuan që e diela të jetë pushim, e disa që të jetë ditë pune. Në draft-rregulloren e re, u është lënë hapësirë bizneseve që të veprojnë sipas vullnetit të tyre.
Megjithatë, drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Vigan Salihu, i tha KOHËS se kjo çështje mund të ndryshojë para se të miratohet ky draft.
“Në diskutimin e sotëm kishte kërkesa prej disave për të punuar dhe disa të tjerë kanë kërkuar që të ndalohet puna ditën e diel. Mirëpo, si kërkesë pothuajse njëzëri me disa përjashtime të vogla ishte që zonat e Orllanit dhe e Kërpimehut të mbeten të lira për të punuar të dielave, ndërsa pjesët tjera dhe qyteti, ta kenë pushim të dielave. Me arsyetimin se këto dy pjesë janë si zona turistike”, ka thënë Vigan Salihu.
Ai ka thënë se draft-rregullorja për orarin e punës nuk ndryshon shumë nga dokumenti aktual.
“Nuk kemi bërë dallime të dukshme, përveç asaj që kufizimin e të dielës që ka qenë pjesë e disa neneve në Rregullore më nuk është, do të thotë kufizimi është larguar dhe është lënë sipas vullnetit të secilit. Kështu është në draftin e prezantuar, por nuk është final. Gjatë diskutimeve mund të merr formë tjetër”, shtoi ai.
-
Disa biznese në Lipjan kundër që të ndalohet puna të dielave dhe gjatë festave
-
Në Podujevë kërkohet që bizneset të punojnë të dielave me rotacion
-
Në komuna ngec zbatimi i rregullores për pushim të dielave
-
Kriza ekonomike mund ta rrëzojë rregullin 108-vjeçar në Gjermani
-
Kërkohet subvencionimi i bizneseve që konsiderohen se po dëmtohen nga masat e MSH-së