Komuna e Mitrovicës ka rikthyer vendimin që e diela të jetë ditë pushimi për bizneset në këtë qytet.
Nga komuna njoftohet se pas kërkesave të 56 bizneseve, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke marrë parasysh kërkesën e tyre si dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, ka marrë këtë vendim.
“Ky vendim kyn në fuqi duke filluar nga e diela e parë e këtij muaji, përkatësisht nga data 23.08.2020”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
Artikuj të ngjashëm
-
Dita e diel vazhdon të jetë ditë pushimi në Mitrovicë
-
Në komuna ngec zbatimi i rregullores për pushim të dielave
-
Bizneset në Mitrovicë lirohen nga pagesa për shfrytëzim të hapësirës publike deri në vitin 2021
-
Në Mitrovicë kërkohet më shumë vetëdijesim për parandalimin e virusit
-
Ferizaj kërkon nga bizneset ta respektojnë rregulloren e re për të pushuar të dielën