Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka paralajmëruar se do të mblidhet sot, në orën 14, me vetëm një pikë të rendit të ditës:
Shkelja e Rregullores së Kuvendit nga Kryetari Kuvendit.
Siç njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit, mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit, në sallën S-1, duke filluar nga ora 14:00.
Sot, në seancën e paraditës, kur po realizohej pika Deklarime të lira, deputetit Frashër Krasniqi, i cili merrte pjesë në seancë pas disa muajsh të kaluara në arrest shtëpiak dhe në burg, kur nisi diskutimin “Pas ... erdha t’ua shoh fytyrat juve të PDK-së e disave të LDK-së...”, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli urdhëroi t’i ndalej mikrofoni me fjalët “Mos na shit patriotizëm...”, transmeton koha.net.
Pas kësaj deputetët e Vetëvendosjes braktisën seancën.
-
Krasniqi bën para mediave pyetjen që në Kuvend ia mohoi Veseli
-
Krasniqi: Jam zgjedhur deputet 7 herë radhazi, situatë më absurde se tash s’ka pasur
-
Deputetët e Vetëvendosjes lëshojnë seancën e Kuvendit
-
Shqyrtimi i projektligjit të kritikuar nga ndërkombëtaret dhe që po e ndan politikën në vend
-
Me vonesë gati dy orë fillon seanca e Kuvendit