Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të intervenohet në gypin fi 300 mm në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Sipas njoftimit dërguar mediave, intervenimi do realizohet si pasojë e një defekti të ndodhur aty.
“Për shkak të sanimit të linjës, jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00. Pa furnizim me ujë mbesin: rruga ‘Luan Haradinaj’, rruga ‘Rexhep Luci’, rruga ‘Hajdar Dushi’, rruga ‘Garibaldi’, rruga ‘Mujo Ulqinaku’, rruga ‘Robert Doll’ dhe disa rrugica në atë zonë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, rikthimi i furnizimit me ujë të pijshëm do ndodhë pas sanimit përfundimtar të defektit.
“Se sa do zgjasë intervenimi varet nga natyra e defektit, ndërsa furnizimi me ujë ndërpritet në orën 11:00”, thuhet në njoftim.
-
Defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit, disa pjesë në qendër të Prishtinës mbesin pa ujë
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Mbetet pa ujë lagjja “Dardania” në Prishtinë
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës