Arbëri

“Direkt me doktorin” nxjerr në shesh efektet e koronavirusit në gjendjen psikologjike të qytetarëve

Mijëra qytetarë kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth koronavirusit, në komunikim direkt që kanë pasur me mjekët specialistë të angazhuar në projektin “Direkt me doktorin”, të lansuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës. Pyetjet e tyre, sipas mjekëve, ishin kryesisht të orientuara nga simptomat dhe bartja e virusit. Por ata, bazuar edhe në përvojat profesionale, kanë paralajmëruar se kjo krizë shëndetësore mund të ketë efekte negative tek qytetarët, jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë, por edhe pas saj.

Projekti është duke u realizuar nga e marta nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, shkruan KOHA.

“Kanë qenë me mijëra qytetarë që kanë përcjellë drejtpërdrejt komunikimin me mjekë dhe janë shtruar me qindra pyetje, shumë prej të cilave u janë përgjigjur mjekët gjatë gati një ore, sa kanë qenë në dispozicion për të komunikuar me qytetarë. Shihet se ka qenë e qëlluar nga spitali të nisë një projekt të tillë”, ka thënë zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti.

Ditën e parë në dispozicion për qytetarë ka qenë edhe shefi i Repartit të Infektives, Zenel Shatri.

“Qytetarët shprehnin kureshtjen e vet. Ka qenë një formë interesante e komunikimit dhe një përvojë e re edhe për ne mjekët, pasi në media nuk ka pasur deri tash një formë të tillë të komunikimit. Dhe për mua kjo ka qenë hera e parë. Qytetarët kanë shtruar pyetje të ndryshme rreth kësaj sëmundjeje, për simptomat, bartjen e virusit dhe pyetje të tjera, duke u bazuar edhe nga situata e tyre personale”, ka deklaruar Shatri për KOHËN.

Artikullin e plotë mund ta lexoni falas në gazetën KOHA Ditore - Për t'u regjistruar kliko këtu