Egzona Dërmaku pas përfundimit me sukses të studimeve të nivelit bachelor, është studentja e parë e diplomuar në Fakultetin e Edukimit, programi parashkollor në Universitetit “Kadri Zeka”, transmeton Koha.net.
Ajo sot ka mbrojtur temën e diplomës “Mësimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat fillore të Komunës së Kamenicë”, para komisionit vlerësues, mentori Prof.Ass.Dr. Merxhan Avdyli, Prof.Ass.Dr. Nevrije Bislimi dhe Prof. Asoc. Dr. Januz Dërvodeli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë rast ishte e pranishme edhe prorektorja Shpresë Qamili, e cila pasi përshëndeti të pranishmit, studentëve të diplomuar u ka dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tyre profesionale, kurse dekani Jonuz Dërvodeli, tha se diplomimi është një akt që gjithmonë mbetet në kujtesën e secilit, andaj në këtë ditë urojmë që kjo diplomë të shërbejë në realizimin e ëndrrës së tyre, që në një ditë sa më të afërt, ata të jenë edukatorë të gjeneratës më të re, fëmijëve.

Gjatë mbrojtjes së temave të diplomës nga 24 studentët e Fakultetit të Edukimit, prej tyre 19 nga programi fillor dhe 5 nga programi parashkollor, kanë marrë pjesë profesorë dhe asistentë të Universitetit si dhe familjarë të studentëve, tashmë të diplomuar.