Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini”

Ka diplomuar gjenerata e parë e studentëve të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” të Mitrovicës.

Me këtë rast, rreth 70 studentë kanë marrë certifikatat për diplomimin e tyre në një ceremoni të organizuar të mërkurën në ambientet e këtij fakulteti.

Folësit në ceremoni thanë se diplomimi i gjeneratës së parë të studentëve në Fakultetin e Edukimit është një moment i veçantë për Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Prorektori, Ali Sadiku, uroi të diplomuarit, për të cilët tha se megjithëse kanë qenë gjenerata e parë, kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm.

“Ne jemi krenar me ju, meqë përkundër faktit se keni qenë gjenerata e parë, keni qenë shumë të suksesshëm”, ka thënë Sadiku.

Ndërsa, Merita Shala, dekane, në këtë Fakultet, tha se ka qenë kënaqësi puna me studentët e gjeneratës së parë në Fakultetin e Edukimit, ashtu siç është edhe me gjeneratat tjera.

Edhe 1335 kandidatë kanë aplikuar për të studiuar në Universitetin “Isa Boletini” Arbëri 1335 kandidatë kanë aplikuar për të studiuar në Universitetin “Isa Boletini”

“Jemi sfiduar së bashku, por përkundër hapësirave jo të përshtatshme sa i përket objektit, ia kemi dalur me sukses”, theksoi Shala.

Në emër të grupit të studentëve, foli Hatixhe Gashi, e cila falënderoi drejtuesit e rektoratit të Universitetit, drejtuesit e Dekanatit të Fakultetit dhe gjithë mësimdhënësit për mbështetjen e ofruar. “Jemi shumë të lumtur me suksesin tonë dhe jemi shumë të vendosur që të vazhdojmë drejt sukseseve të reja”, tha ajo. /A. Damati/