Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Projekt inovativ me pajisjet më të fundit të teknologjisë

Me kalimin e viteve edhe mësimi vetëm brenda faqeve të librit ka zënë të pësojë ndryshime.

Në ditët e sotme nxënësit e secilës klasë janë vetëm një klikim larg informatave që shpërndahen në hap me kohën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krejt ky avancim është si shkak i zhvillimit të pandalshëm të teknologjisë.

Pjesa më e madhe e shkollave në vend e shfrytëzojnë shumë këtë mundësi që ta rrisin cilësinë në mësim dhe interesimin e nxënësve.

Shkolla “Emin Duraku” në kryeqytet në kuadër të një projekti ka fituar një printer 3-dimensional, i cili po shfrytëzohet nga nxënësit për plotësim të njohurive.

Jo vetëm në lëndën përkatëse, teknologji, por edhe në të gjitha lëndët e tjera.

Arsimtari i teknologjisë, Sadik Vitia, me krenari tregon se sa interesim kanë nxënësit, e si i shkëmbejnë me njëri-tjetrin idetë më të veçanta e kreative.

“Jemi shkolla e vetme e cila e kemi fituar këtë projekt ne kuadër komune. Në këtë projekt marrin pjesë 20 nxënës, e këta nxënës kanë mësuar e kanë punuar gjëra të ndryshme me anë të printerit 3-dimensional.”

Kur nxënësit u njohën për herë të parë me një pajisje të tillë, dhe mësuan se si funksionon, interesimi iu shtua edhe për lëndët e tjera.

“Në fillim na ka ardhur si befasi kur e kemi kuptuar që jemi shkolla e parë që e kemi fituar këtë projekt dhe kur i kemi mbajtur trajnimet e kemi parë se kemi shumë interesim në këtë fushë.”

E që përpos njohjes me diçka të re, plotësimit të njohurive dhe bashkëpunimit, tashmë këta nxënës kanë gjetur edhe mënyra të tjera për ta ndihmuar shkollën e tyre.

Me këtë printer ata po punojnë aksesorë të personalizuar për t’i shitur me çmime modeste; të ardhura këto që shkojnë për nevojat e përditshme të shkollës.

Me vetiniciativë nxënësit që i kanë marrë këto njohuri do t’i bartin te gjeneratat më të reja, në mënyrë që ky të jetë një projekt i vazhdueshëm.