Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diel pritet të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.
Sipas një njoftimi të institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 17 gradë Celsius.
Po ashtu, gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor, me intensitet të lehtë deri mesatar.