Pas dhunimit të 11-vjeçares ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.
Kjo dorëheqje ka ardhur si akt moral, bën të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”, thuhet në njoftim.
Dorëheqja njoftohet se është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Lidhur me rastin të martën ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshime për dhunim të 11-vjeçares brenda strehimores, kërkohet shkarkim i stafit
-
Haxhiu thotë se Munishi duhet të dorëhiqet për rastin e 11-vjeçares, Prokuroria i quan të pabaza akuzat
-
Neglizhimi i rasteve të dhunës seksuale, Kurti fajëson gjykatat dhe prokuroritë
-
Shkarkohen dy drejtorë në Polici për shkak të rastit të 11-vjeçares
-
Sot protestohet për të kërkuar drejtësi për dhunimin e 11-vjeçares