Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë, Fahredin Verbovci, dhe drejtori për Operativë Rajonale të Prishtinës, Shkelzen Xhafa, janë shkarkuar pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se nuk mjaftonin dy dorëheqje dhe se në polici janë ndërmarrë veprime duke shkaktuar dy zyrtarët.
Ditë më parë drejtori i Përgjithshëm i Policisë pati ofruar dorëheqjen, megjithatë nuk u raportua për shkarkime.
Në Shërbimin Korrektues po ashtu ka dhënë dorëheqje drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar përgjegjësi nga Këshilli Gjyqësor e Prokurorial lidhur me rastin e 11-vjeçares.
11-vjeçarja u raportua se ishte dhunuar në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë. Për rastin e saj kanë reaguar qytetarë, aktivistë, figura të njohura e politikanë.
-
Neglizhimi i rasteve të dhunës seksuale, Kurti fajëson gjykatat dhe prokuroritë
-
Kurti: Nuk mjaftojnë dy dorëheqje për rastin e 11-vjeçares
-
Qeveria ia jep për pesë vjet një banesë familjes së 11-vjeçares që u dhunua në Prishtinë
-
Kurti: Hyrja e forcave serbe në Kosovë, agresion dhe synim për destabilizim
-
Kurti dënon plagosjen e dy qytetarëve në Shtërpcë: Fajtori do të përballet me drejtësinë