Banorët e dhjetëra fshatrave të Komunës së Ferizajt prej vitesh po përballen me mungesë të ujit të pijshëm si pasojë e mungesës së investimeve nga Komuna.
Në gjendje më të rëndë janë banorët e fshatrave Koshare, Slivovë, Kosinë dhe Greme. Komuna e Ferizajt pas një varg ankesash nga banorët ka hartuar një projekt, i cili pritet të realizohej gjatë 2020-s, ndërkohë është konstatuar se gjendja është mjaft alarmante në këto lokalitete.
Sipas zyrtarëve komunalë me pak investime do të bëhej një zgjidhje e përhershme për ujë të pijshëm për disa lokalitete. Rreth kësaj çështjeje kritika të ashpra ndaj qeverisjes lokale ka pasur edhe në mbledhjet e fundit të Kuvendit Komunal.
Amir Rexhepi, kuvendar nga radhët e AAK-së, njëherësh banor i fshatit Koshare, ka thënë se mungesa e ujit te pijshëm po e vështirëson jetesën e banorëve në dhjetëra fshatra. Sipas tij, Komuna duhet të angazhohej më tepër për zgjidhjen e problemeve jetësore për qytetarët.
“Dhjetëra fshatra po përballen me probleme dhe mungesë të ujit të pijshëm, por me gjendje më të rëndë i kemi banorët e fshatrave Koshare, Slivovë, Kosinë e Greme, në të cilat duhet të intervenohet me urgjencë...
(Artikullin e plotë mund ta gjeni sot në gazetën “Koha Ditore”)