Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Detaje të policisë për serbët e arrestuar që iu gjetën granata

Dje në pikën kufitare në Jarinjë, gjatë kontrollit të autobusit të udhëtarëve me targa të Serbisë, i cili vinte nga Serbia në Kosovë, në pjesën e bagazhit në një qese plastike janë gjetur dy granata dore dhe detonator iniciues.

LEXO EDHE: Pako e dyshimtë në autobusin me serbë të ndaluar në Jarinjë, dhe Deaktivizohen granatat e gjetura në autobusin me serbë

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në raportin e sotëm policor, thuhet se me autobus udhëtonin 57 udhëtarë.

Me urdhër të prokurori, ndaj tre të dyshuarve serbë (përgjegjës të automjetit të udhëtarëve) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa automjeti transportues është konfiskuar.

Koha.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por kanë thënë se për veprime dhe vendime të mëtejme është në kompetencë të organeve të drejtësisë.