Një autobus i nisur nga Kragujevci me qytetarë serbë të cilët ishin nisur për në Kosovë për të votuar në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.
Ndonëse Kosovapressi raportoi se në autobusin në fjalë janë gjetur bomba dhe armatim tjetër, të njëjtën nuk e thotë gazetarja e KTV-së që gjendet në vend të ngjarjes.
Ajo ka thënë se autobusi në fjalë është duke u kontrolluar nga Policia pasi që është gjetur një pako e dyshimtë, mirëpo nuk ka mundur të specifikojë nëse në atë pako ka armatim, gjegjësisht bomba.
Artikuj të ngjashëm
-
Bomba në autobusin që vinte nga Kragujevci, arrestohet shoferi në Jarinje
-
Në Jarinjë, serbit të Kosovës i konfiskohet malli që tentoi ta kontrabandonte me autobus
-
Media serbe: 30 ditë paraburgim për tre të arrestuarit në Jarinje më 22 tetor
-
Detaje të policisë për serbët e arrestuar që iu gjetën granata
-
Kryeprokurori Syla: Dyshohet se në autobusin e ndaluar në Jarinjë ka eksploziv