Tre personave të arrestuar të dielën në vendkalimin kufitar Jarinje, të dyshimtë për posedim të mjeteve shpërthyese në autobusin që nga Serbia transportonte votues për zgjedhjet e 22 tetorit në Kosovë, u është shqiptuar masa e sigurisë- 30 ditë burgim, transmeton Koha.net.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur radiokim duke u bazuar në një kumtesë të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë Serbisë pa treguar se cila Gjykatë në Kosovës e ka marrë këtë vendim.
arrestuar më 22 tetor janë Sasha Arangjeloviq, Dejan Urosheviq dhe Goran Savkoviqi të cilët në kumtesë paraqiten si shofer autobusi dhe udhëheqës të udhëtimit.
Duke reaguar ndaj kësaj mase paraburgimi, Zyra që e udhëheq Marko Gjuriq, në kumtesën e vet ka thënë se kjo është “një dhunë juridike” ndaj të arrestuarve, ndërsa për mjetet e gjetura shpërthyese ka shtuar se “të gjithë e kanë të qartë që në shikim të parë se bëhet fjalë për inskenim të mjeteve shpërthyese, përkatësisht diversion që për qëllim ka pasur pengimin e ardhjes së të shpërngulurve në vendet zgjedhore në Kosovë”.
-
Detaje të policisë për serbët e arrestuar që iu gjetën granata
-
Pako e dyshimtë në autobusin me serbë të ndaluar në Jarinjë
-
Bomba në autobusin që vinte nga Kragujevci, arrestohet shoferi në Jarinje
-
Masë paraburgimi serbëve të dyshuar për kërcënim të votuesve në Graçanicë
-
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë