Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, në një deklaratë për Arta TV, ka konfirmuar se është gjetur eksploziv, dy granata dore dhe dy detonatorë në autobusin e nisur nga Kragujevci për në Kosovë, dhe i cili u ndalua në pikën kufitare në Jarinje.
Syla tha se ekipet e deminimit kanë bërë deaktivizimin e granatave.
Ai nuk ka mundur të konfirmojë se cili ka qenë destinacioni i këtij municioni, ndërsa ka theksuar se të ndaluarit, shoferi i autobusit dhe një person tjetër, vazhdojnë të mbesin në Polici.
Artikuj të ngjashëm
-
Detaje të policisë për serbët e arrestuar që iu gjetën granata
-
Kryeprokurori Syla: Dyshohet se në autobusin e ndaluar në Jarinjë ka eksploziv
-
Gjenden dy granata dore në një veturë në Prizren
-
Gjendet një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Pejë
-
Media serbe: 30 ditë paraburgim për tre të arrestuarit në Jarinje më 22 tetor