Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Pejë

Në Stacionin e Autobusëve në Pejë, para orës gjashtë të mëngjesit sot, është gjetur një mjet shpërthyes, respektivisht një granatë dore.

Personi i sigurimit, siç mëson KOHA e kishte gjetur në një hapësirë tjetër të jashtme të stacionit, dhe atë granatë e kishte vendosur në kioskën e stacionit, nga ku ngrihet dhe lëshohet laura e stacionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njësiti i Policisë së Kosovës ka ardhur pas afro tri ore dhe e ka larguar mjetin shpërthyes, ndërsa janë hequr edhe shiritat.