Arbëri

Dështon tenderi për trajtimin e qenve endacakë, Komuna e rishpall sërish

Tenderi për trajtimin e qenve endacakë në Komunën e Podujevës ka dështuar për shkak të operatorëve ekonomikë që janë konsideruar të papërgjegjshëm. Megjithatë, zëdhënësi i

Komunës, Fatri Zhitia, thotë se e kanë rishpall sërish këtë aktivitet të prokurimit.

“Aktiviteti është anuluar sepse nuk ka pasur asnjë operator ekonomik të përgjegjshëm. Andaj aktiviteti është rishpall (njoftimi për kontratë), për këtë aktivitet janë të parapara 25,000€. Kjo kontratë përfshinë trajtimin e qenve endacakë në territorin e Komunës së Podujevës”, ka thënë për KOHËN Fatri Zhitia.

“Kontrata ende nuk është nënshkruar dhe përfshinë një numër aktivitetesh: Zënia (kapja e qenve endacakë dhe vlerësimi për gjendjen shëndetësore); Trajtimi (kontroll, ushqim, vaksimin, dehelmetizim, identifikim-matrikulimi); Vasinimi i kafshëve (qenve endacakë kundër tërbimit); Kastrimin/Sterelizimi i qenve endacakë; Lëshimi i qenve në vendin e nxënies; Eutanazia (kryerja e procesit të eutanazisë, transporti dhe groposja); Hospitalizimi (72 orë) i qenve endacakë”.

Zëdhënësi i Komunës thotë se e dinë që këto mjete nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemin e

qenve endacakë, por ka thënë se planifikojnë që edhe në vitet e ardhshme të ndajnë mjete për këtë.

“Jo nuk mjaftojnë, pasi që numri i qenve endacakë është shumë i madh dhe këto mjete mjaftojnë

vetëm për trajtimin e një numri të caktuar. Planifikohet që edhe në vitet e ardhshme të ndahet

buxhet për trajtimin e këtyre kafshëve në mënyrë që numri i tyre të zvoglohet dhe situata të vihet

nën kontroll”, ka theksuar ai.