Ka dështuar shqyrtimi fillestar ndaj dy të akuzuarve për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë të enjten.
Gjykata ka konstatuar se mbrojtja nuk është pajisur me shkresat e lëndës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjyqtari Lutfi Shala ka thënë se Prokuroria Speciale është e obliguar që t'i pajisë avokatët me të gjitha provat brenda shtatë ditësh.
Seanca është shtyrë për 11 qershor.
Dragan Miloviq e Zoran Kostiq, të akuzuar për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë, akuzohen ndër të tjera edhe për vrasje në Reznik.
Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë atyre më 15 maj.