Komuna e Gjilanit kishte bërë një kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë për financimin e projektit të ujitjes së parcelave bujqësore në zonat kadastrale të fshatrave: Livoç i Epërm dhe Livoç i Poshtëm, në të cilat përfshihen afro 200 hektarë tokë, ndërsa vlera e projektit kap shifrën e 380 mijë eurove.
Këtë kërkesë e kishte bërë Drejtoria e Bujqësisë e Gjilanit më 2016, mirëpo deri tashti ende nuk kanë marrë një përgjigje nga Ministria. Projekti i Komunës parasheh që sistemi i ujitjes së tokave bujqësore të bëhet nga liqeni artificial Livoçit, ku sasia e ujit të akumuluar nuk shfrytëzohet për të mirën publike që nga viti 1963, shkruan sot Koha Ditore.
Ejup Byqmeti, zyrtar i zhvillimit rural në Drejtorinë e Bujqësisë në Gjilan, vlerëson se kërkesa e tyre për financimin e projektit është refuzuar nga Ministria meqë deri tashti atyre nuk u është kthyer një përgjigje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ministria e Bujqësisë i shpenzoi mbi 660 mijë euro për projekte që nuk u funksionalizuan
-
Gjilani me projekt për Pendën e Livoçit
-
Livoçi i Epërm e akuzon Komunën për mospërfshirje në planin e investimeve
-
Ura e shkatërruar ua vështirëson qarkullimin banorëve të shumë fshatrave të Lipjanit
-
Banorët e Janjevës kërkojnë të shqyrtohen kërkesat e tyre për projektin e ujësjellësit