Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Livoçi i Epërm e akuzon Komunën për mospërfshirje në planin e investimeve

Banorët e fshatit Livoç i Epërm, Komuna e Gjilanit, e akuzojnë qeverisjen komunale për mosinvestime në infrastrukturë rrugore dhe atë nëntokësore.

Ata deklarojnë se kanë probleme me ujërat e zeza, ku deri tashti nuk ka pasur asnjë investim për ndërtimin e sistemit të kanalizimit, ndërsa rrugët e fshatit s’janë të asfaltuara. Pos kësaj thonë se as rrugët e fshatit nuk janë emërtuar, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Milazim Leka, banor i fshatit Livoç, deklaron se banorët kanë bërë një lloj zgjidhjeje sa i përket ndërtimit të kanalizimit, mirëpo ujërat e zeza derdhen në përroskën e fshatit. Thotë se Komuna deri tashti nuk është interesuar për këtë pjesë të fshatit, i cili ka probleme të mëdha në infrastrukturë, ndërkaq theksojnë se janë lodhur nga premtimet për investime të cilat janë bërë viteve të fundit, sidomos gjatë fushatës elektorale...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.