Banorët e lagjes së tetë të Gjilanit ankohen se për 17 vjet me radhë në të nuk është investuar në ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore siç është kanalizimi dhe ujërat atmosferikë, ndërsa nuk është bërë rehabilimi i rrugës kryesore dhe nuk janë asfaltuar disa rrugica. Ata theksojnë se janë të shpërfillur nga Komuna.
Zejnullah Sadiku, banor i kësaj lagje deklaron se banorët kanë investuar në ndërtimin e sistemit të kanalizimit, i cili ka rezultuar si zgjidhje e përkohshme, meqë ujërat e zeza prapë po dalin mbi sipërfaqe, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai thotë se Komuna duhet të investojë fillimisht në ndërtimin e sistemit të kanalizimit për të vazhduar projektin e asfaltimit.
Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike deklaron se do të investohet në rehabilitimin e rrugës në Lagjen e tetë si edhe do të asfaltohen rrugicat në këtë lagje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Murseli i LDK-së: Për 6 vjet në Gjilan nuk është përmbyllur asnjë investim i madh kapital
-
Komuna e Prishtinës arsyetohet për dëmtimin e rrugëve me qarkullim të madh të mjeteve të rënda
-
Komunat ende në pritje të kompensimeve për dëmet e viteve 2023-2024
-
VV-ja premton nënstacion të zjarrfikësve në Gjakovë e Poliklinikë Stomatologjike në Mitrovicë
-
Salihu i Nismës: Ujësjellës, kanalizimi e mbeturina s'duhet askush t'i premtoj, janë në mandat të punës