Banorët e lagjes “Poredin” në Komunën e Gjilanit kritikojnë qeverisjen komunale, drejtuar nga kryetari Lutfi Haziri, se nuk e ka bërë zgjidhjen e problemit me sistemin e kanalizimit.
Ata deklarojnë se në lagjen e tyre nuk ka pasur asnjë investim nga Komuna sa u përket asfaltimit të rrugëve, ndriçimit publik dhe mungesë tjetër, sipas tyre, është edhe sistemi i ujësjellësit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndaj kërkojnë; fillimisht kanalizimin e ujërave të; zeza, i cili u shkakton telashe të shumta.
Mirëpo investim primar për ta mbetet ndërtimi i sistemit të kanalizimit, ngase të gjitha ujërat e zeza derdhen në tokat e kësaj lagjeje, duke bërë të papërdorshëm edhe ujin e puseve, të cilat i kanë shpuar me mjetet e tyre vetjake.
Banorët deklarojnë se ata kanë hapur gropat skeptike brenda oborreve të shtëpive, duke vendosur edhe një motor, me ç’rast gjatë natës detyrohen t’i derdhin ujërat e zeza në hapësirat brenda lagjes, ose në të kundërtën, sipas tij, shtëpitë mund të vërshohen.
Refik Beqiri është një prej banorëve të lagjes, i cili deklaron se premtimet e dhëna nga kreu i Gjilanit për zgjidhjen e problemeve në infrastrukturë gjatë fushatës elektorale nuk janë përmbushur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Edhe
Lagjja “Poredin” në Gjilan kërkon ndërtimin e kanalizimit
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.