Komuna e Gjilanit këtë vit ka shënuar ngecje në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore.
Krejt çfarë ka arritur Komuna është lidhja e disa kontratave për asfaltim të rrugëve në disa lokalitete.
Banorët e fshatit Gadish, përveç problemit me rrugën për ta problem mbeten edhe ujërat e zeza dhe rrjeti i kanalizimit.
Kryetari i këtij fshati thotë se mosinvestimi në infrastrukturë ka ndikuar që shumë banorë ta braktisin atë.
Sipas komunarëve është situata me pandeminë, e cila i ka detyruar organet komunale që të punojnë me kapacitete të kufizuara, dhe për këtë shkak nuk është arritur të lidhen kontratat e tjera për punë për projektet e ndryshme të infrastrukturës rrugore.
Ndryshe, Komuna në planin e prokurimit për vitin 2020 kishte planifikuar shpenzimin e mbi 4 milionë eurove për projekte të ndryshme komunale.
-
Fshatrat e Gjilanit ende s’janë kompensuar për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në maj
-
Pandemia shkatërroi bizneset familjare në Gjilan
-
Vonohet zbatimi i projektit 24 milionë eurosh për ujërat e zeza në Gjilan, fajësohet Komuna
-
Mbi 70 milionë euro më pak investime për projektet infrastrukturore nëpër komuna
-
Banorët e Prishtinës me ankesa të shumta për gjendjen e rrugëve