Sipas draftit që është përgatitur nga kompania “Geode” ku mbështetës është edhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim penda e Livoçit në komunën e Gjilanit mund të shndërrohet në një hapësirë e cila mund të tërheq vizitor dhe të krijohen vende të reja të punës.
Mirëpo për të arritur këtë duhen investime në vlerë prej 7 milion euro. Sipas projektit në këtë pendë duhet të investohet në pastrimin e ujit, krijimin e rrjetit sanitar, krijimin e 2 vendparkingjeve me kapacitet për 188 automjete, 1 rrethrotullim, ndërtimin e një ure mbi liqe e cila është e gjerë mbi 5 metra. Ndërtimin e një restoranti, 1 zonë plazhi, 1 objekt për vrojtimin e zogjve, shtigje për ecje dhe çiklist, platforma për peshkim me panele të drurit, muri për ngjitje, si dhe hapësira për aktivitete sportive që parashihen në kuadër të këtij projekti.
Komuna parasheh që projekti të zhvillohet nëpërmjet partneritetit publiko privat. Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë lokale.
Ndërkaq, drejtoresha për zhvillim ekonomik, Valbona Tahiri ka falënderuar Qeverinë Zvicerane dhe kompaninë Geode për mbështetje financiare dhe ekspertizë ndërkombëtare i cili i hap rrugë për realizimin e këtij projekti.
“Projekti kap vlerën prej rreth 7 milionë euro dhe është jashtëzakonisht atraktiv për sektorin privat”, tha ajo.
Në Gjilan mbahet dëgjimi publik për master planin “Penda e Livoqit” Gjilan, 8 dhjetor 2020 - Është mbajtur të martën...
Posted by Komuna e Gjilanit on Tuesday, December 8, 2020
-
Abrashi premton 20 milionë euro për ujin e pijshëm në Prizren
-
Selmanaj premton unazë të madhe në Prizren, Ferati projekte milionëshe në Istog
-
LVV premton qendër të kujdesit ditor për pensionistët në Mitrovicë e investime në Parkun e Pishave në Malishevë
-
Qytetarët e opozita në Gjilan kundërshtojnë prerjen e drunjve për projektin 18-milionësh
-
Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim